Treg

1.2 mln hyrje gjatë majit në Shqipëri

Nga Gazeta ‘SI’ – Hyrjet e shtetasve të huaj dhe shqiptarë në muajin maj në Shqipëri kaluan 1.2 milionë, duke u rritur me 15% nga maji i shkuar. Nga këto hyrje, 525 mijë ishin shqiptarë, 12% më shumë se një vit më parë. Hyrjet e të huajve, mbi 700 mijë u rritën me 17% po për të njëjtën periudhë.

Gjatë pesëmujorit të parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 2.3 mln. Ky numër është rritur me 43%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Daljet raportohen në 1.12 milionë, me rënie 0.1% nga e njëjta periudhë, nga të cilët rreth 500 ishin shqiptarë me rënie 5.3% . 630 mijë ishin të huaj, me rritje 4.4%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë pesëmujorit të parë 2023, është 2.4 mln duke u rritur me 21%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas shifrave, Shqipërisë “i mungojnë” rreth 100 mijë vetë, sipas diferencës hyrje-dalje.

Në maj 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Europës me 673.706 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 19.068 dhe 5.293 shtetas.

Në maj 2023, krahasuar me maj 2022, hyrjet e shtetasve të huaj janë rritur për qëllime personale me 17%; për qëllime pushime, vizitë tek të afërm, etj. me 13%;për biznes dhe qëllime profesionale me 20%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë