Teksa numërimi i votave në Greqi është drejt përfundimit, kreu i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, i cili po siguron shumicën e votave për të qeverisur i vetëm, ai tha se tani që populli grek i ka dhënë një mbështetje të fuqishme partisë së tij dhe tashmë do të nisë një epokë stabiliteti.
Mitsotakis siguroi qytetarët që do t’I qëndrojë besnik detyrës së tij dhe punës së palodhur, duke mos toleruar asnjë sjellje arrogante e duke qenë kryeministër i gjithë grekëve.
“Populli grek i dha një mandat të fuqishëm Demokracisë së Re, dhe rezultatet e dy garave zgjedhore nënkuptojnë fundin e toksicitetit dhe fillimin e epokës së stabilitetit. Unë do t’i qëndroj besnik detyrës time kombëtare të punës së palodhur, nuk do të toleroj sjellje arrogante , do të jem kryeministër i gjithë grekëve”– tha ai.

Në qytetet greke ka nisur festa, ku qindra qytetarë kanë dalë nëpër sheshe me flamuj e me fishekzjarre nëpër duar. Numërimi i votave është drejt përfundimit dhe deri tani janë numëruar 95.83%.
Alexis Tsipras ndërkaq ka pranuar humbjen duke thënë se duhet të riorganizohet e majta në Greqi.
“Rezultati ishte negativ për ne, një humbje e madhe edhe për shoqërinë dhe demokracinë pasi hynë në parlament tre parti të ekstremit të djathtë dhe e majta pësoi humbje. Për këtë domethënë për partitë ekstremiste e ka fajin edhe Demokracia e Re. Duhet e majta të riorganizohet. Me vendime të shpejta dhe efikase. Të rinovojmë anëtarët, me njerëz të rinj. Duhet deri në zgjedhjet për parlamentin europian të ndryshojmë. Për Syrizën u mbyll një cikël. Dhe duhet të hapet një tjetër. Marrim përgjegjësinë për humbjen dhe do marrim vendimet për këtë me procedurat përkatëse. I pari unë do ta vendos vetën në gjykimin e anëtarëve të partisë sonë.”- tha Tsipras
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



