Media Galeri

Mercenarë dhe tanke në rrugë, Rostov në duart e Wagner-it

Gazeta Si - Fotot dhe videot shfaqen në Telegram, vërtetësia e të cilave ende nuk është konfirmuar, duke treguar mercenarët e Wagner që marrin kontrollin e rrugëve dhe ndërtesave publike të qytetit rus të Rostovit.

BBC raporton se ushtarët e Wagner kanë marrë në kontroll ndërtesa ushtarake në edhe qytetin e Voronezhit, një qytet mes Moskës dhe Rostovit.

Guvernatori i rajonit Voronezh Aleksandër Gusev ka paralajmëruar se ka shumë raportime false që po qarkullojnë rreth një lëvizjeje të armatosur në rajon.

Ai gjithashtu thotë se forcat e armatosura ruse po kryejnë tani “masa operative dhe luftarake” në rajonin e Voronezhit si pjesë e aksionit të shpallur më herët kundër terrorizmit.

Sipas BBC një zjarr i madh ka shpërthyer në një depozitë nafte në Voronezh. Sipas Gusev, 100 zjarrfikës po punojnë për ta fikur zjarrin. Ende nuk është e qartë nëse zjarri ka lidhje me përparimin e forcave Ëagner në Rusi


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë