Bota

Video / Tjetër gafë e Bidenit, ngatërron himnin kombëtar të SHBA-ve me atë të Indisë

Gazeta Si – Joe Biden e bën sërish! Gafat e presidentit amerikan në takime pritjeje apo ceremoni zyrtare me politikanë apo homologë ndërkombtarë, jnë bërë të zakonshme.

E radhës ishte pritja dhe përshëndetja që i bëri kryeministrit indian Narendra Modi në Shtëpinë e Bardhë mbrëmjen e shkuar.

Dy liderët botërorë, pas përshëndetjeve dhe fjalimeve të tyre, qëndruan në vëmendje të kamerave për himnet e tyre kombëtare.

Siç është rregull me himnin kombëtar indian, duart duhet të jenë plotësisht të drejta, paralele me njëra-tjetrën, por amerikanët e mbajnë dorën e djathtë në zemër kur luhet himni i tyre.

Por ajo që Biden nuk e kuptoi, është se himni kombëtar indian do të luhej i pari para himnit të SHBA.

Kështu ai vuri dorën e djathtë në zemër, ndërsa kryeministri Modi qëndronte në vëmendje të plotë pranë tij.

Me të kuptuar gabimin e tij, Biden ngadalë uli dorën, pasi kuptoi se ishte himni kombëtar indian dhe jo ai amerikan.

Momenti gazmor është kapur nga mijëra kamera, teksa mediat botërore pasqyruan ngjarjen në Shtëpinë e Bardhë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë