Kombetarja

Forca Shqipëri! Silvinjo i relaksuar pas dy fitoreve: Ecim përpara

Gazeta Si – Silvinjo po e shijon aventurën në krye të Kombëtares shqiptare. Pas fitoreve me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, që i kanë ngjitur kuqezinjtë në vend të dytë, ai është mjaft entuziast, si gjithë tifozët e Kombëtares tashmë.

Braziliani foli pas ndeshjes së fundit, duke vlerësuar skuadrën për çka dha në fushë. Disa orë më pas, natyrisht më i relaksuar, ai ka bërë një postim në profilin e tij në Inastagram, ku bën një koment të shkurtër të situatës aktuale në shqip dhe spanjisht. Postimi shoqërohet më një foto të festës së një goli ndaj Ishujve Faroe.

“Këto kanë qenë ditë intensive dhe shumë productive, duke punuar dhe përgatitur për dy ndeshjet.
Ky grumbullim na ndihmoi për të njohur grupin e lojtarëve më në detaje dhe të ushqenim akoma më shumë lidhjen tonë të mrekullueshme. Rezultati ishte dy fitore, me numra të rëndësishëm.

Jam i bindur se e gjitha kjo ishte rezultat i punës në grup: lojtarë, staf teknik, punonjës dhe drejtues të Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe fansat, të cilët na inkurajuan shumë në fushën tonë dhe na dhanë një energji të mirë për ndeshjen e dytë. Ecim përpara. Forca Shqipëri!” – shkruan trajneri Silvinjo.

Me 6 pikë në 3 ndeshje dhe vendin e dytë në gru, kuqezinjtë presin me më shumë besim dy sfidat e zjarrit në shtator ndaj Çekisë dhe Polonisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë