Gazeta Si – Në futboll është i njohur ‘ligji’ se formacioni fitues nuk ndryshon. Edhe trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka vendosur t’i qëndrojë besnik atij formacioni që mundi Moldavinë 2-0 në ‘Air Albania’ pak ditë më parë. Gjithmonë duke përjashtuar ndonjë befasi të minutës së fundit.
Portën do ta mbrojë sërish Etrit Berisha, i cili me Moldavinë nuk pati shumë punë. Përpara tij në mbrojtje do të rreshtohen Hysaj dhe Mitaj në krahë dhe Gjimshiti dhe Ismajli në qendër.

Në mesfushë pritet të luajë nga minuta e parë sërish dyshja e përbërë nga Bare dhe Ramadani, që pati ekuilibër në ndeshjen e fundit. Në sulm, Cikalleshi do të ketë sërish mbështetjen e Uzunit, Bajramit dhe Asanit. Asllani do të nisë edhe këtë ndeshje nga stoli.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë
Berisha
Hysaj Ismajli Gjimshiti Mitaj
Bare Ramadani
Asani Bajrami Uzuni
Cikalleshi
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




