Që kur “Squid Game” u bë një fenomen global, fansat e serialit nuk kanë reshtur së kërkuari informacione rreth një sezoni të dytë të mundshëm.
Dhe kjo më në fund është konfirmuar nga platforma Netflix, pasi që kjo e fundit ka zbuluar ‘trailerin’ e “Squid Game 2”, i cili pos tjerash do të sjellë aktorë të rinj në kast.
Në trailerin e shkurtër tregohen pak detaje nga ajo se çfarë pritet të ndodhë në këtë sezon, derisa vend përsëri zënë lojërat interesante e vdekjeprurëse nga sezoni i parë, përfshirë: “Red Light, Green Light” si dhe “Glass Bridge Race”.
Videoja zbuloi gjithashtu yllin e “Squid Game”, Seong, të luajtur nga ikona koreane, Lee Jung-jae, që do të kthehet në krye të sezonit të dytë.
Kur jemi tek artistët e rinj që do t’i bashkëngjiten kastit të “Squid Game”, lista përfshin aktorin dhe këngëtarin korean, Yim Si-Wan së bashku me Kang Ha-neul, Park Sung-hoon dhe Yang Dong-geun.
Ndërsa karakteret e këtyre aktorëve nuk u zbuluan, të katër ata shfaqen duke qëndruar pezull mbi butonin që lejon lojtarët të votojnë për vazhdimin e lojërave.
Në daljen e tij në vitin 2021, seriali u bë një sensacion global dhe vazhdoi të thyente rekorde të shumta shikueshmërie në Netflix.
Akoma vijon të mbetet më i shikuari i platformës dhe grumbulloi një rekord prej 1.65 miliardë orësh shikimi në vetëm 28 ditë, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm nga “Bridgerton”.
Ky serial po ashtu mori 14 nominime marramendëse për “Emmy” në Primetime dhe u bë shfaqja e parë në gjuhë të huaj që u nominua.
Data e premierës së sezonit të dytë të “Squid Game”, nuk është zbuluar akoma.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.