Gazeta Si – Ndërsa Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëri-tjetrin se kush e rrëzoi digën në Kakhovka, gazeta “New York Times”, thotë se ndërsa “sqarime të shumta janë teorikisht të mundshme”, provat tregojnë qartë se diga është hedhur në erë nga një shpërthim i shkaktuar nga pala që e kontrollon atë: Rusia”.
Mediat amerikane kanë pyetur inxhinierët dhe ekspertët e eksplozivëve, duke pretenduar se diga kishte “një thembër Akili” dhe “e ndërtuar në epokën sovjetike, Moska kishte çdo faqe të vizatimeve teknike dhe e dinte se ku ishte”.
Diga, shpjegojnë ata ende, “është ndërtuar me një bllok të madh betoni në bazë” dhe përshkohet nga “një kalim i vogël, i cili mund të arrihet nga dhoma e motorit”: pikërisht këtu “sugjerojnë provat”, ka shpërthyer ngarkesa me eksploziv “që shkatërroi digën”.
Sakaq, një seri shpërthimesh zgjuan banorët e Rykovos këtë të diel, një fshat afër Genichesk, në Ukrainë, ku forcat e Kievit hodhën në erë një depo municionesh ruse.
Kjo u raportua nga “Ukrainska Pravda” në faqen e saj të internetit, duke cituar këshilltarin e kryetarit të bashkisë së Mariupolit, Petr Andryushchenko dhe komandantin e forcave ajrore, Mykola Oleshchukt.
Ky i fundit saktësoi se sulmi ndaj magazinës ruse ndodhi në stacionin Partizany në Rykovo. Sipas mediave vendase ai është ende në vazhdim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



