Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka mbërritur në Pekin.
Kjo është vizita e nivelit më të lartë në Kinë që nga ajo e bërë nga paraardhësi i tij në vitin 2018. Marrëdhëniet mes dy vendeve nuk janë veçanërisht të relaksuara për shkak të çështjeve të ndryshme, si çështja e Tajvanit dhe lufta në Ukrainë.
Kjo vizitë vjen pasi Blinken shtyu udhëtimin në shkurt për shkak të balonës së dyshuar spiune kineze që fluturoi mbi hapësirën ajrore të SHBA-ve, sipas mediave të huaja.
Që atëherë, SHBA-ja ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të rifilluar dialogun me Pekinin pavarësisht tensioneve.
Blinken është zyrtari më i lartë i qeverisë amerikane që viziton Kinën që kur presidenti Joe Biden mori detyrën në janar 2021.
Gjatë qëndrimit të tij deri të hënën, 19 qershor, ai pritet të takohet me Ministrin e Jashtëm Qin Gang, kryediplomatin kinez Wang Yi dhe ndoshta presidentin Xi Jinping, duke kërkuar të krijojë kanale të hapura dhe të qëndrueshme komunikimi për të siguruar që rivaliteti strategjik midis dy vendeve të mos shkojë në konflikt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



