Gazeta Si – Shqipëria ka fituar 2-0 në ‘Air Albania’ ndaj Moldavisë, duke marrë fitoren e parë në këto kualifikuese, që e ngjit në vend të tretë, pas Çekisë dhe Polonisë. Silvinjo ka shijuar suksesin e parë në stolin kuqezi, në një stadium të mbushur plot nga tifozët e Kombëtares. Asani dhe Bajrami realizuan golat e fitores në pjesën e dytë.
Trajneri Silvinjo hodhi në fushë formacionin që kishte paralajmëruar, me një skemë sulmuese. Skuadra jonë e dominoi ndeshjen, duke pasur kontrollin e topit, por në pjesën e parë Moldavia la pak hapësira. Ramadani tentoi nga jashtë zonës dhe u ndal nga portieri kundërshtar, kurse ‘predha’ e Cikalleshit u përplas në traversë.

Provoi edhe Bajrami me një goditje dënimi, por pa rezultat. Trajneri brazilian nuk ndryshoi asgjë në pjesën e dytë dhe pak pas fillimit të saj mendoi Jasir Asani për të zhbllokuar rezultatin. Ai gjeti trajektoren fituese me të majtën për ta çuar topin në rrjetë, duke kaluar në delir ‘Air Albanian’.
Mehmeti dhe Asllani u futën më pas në fushë, në vend të Asanit dhe Bares. Kuqezinjtë kishin gjithçka nën kontroll dhe çerek ore para fundit dyfishuan me Bajramin, me një gjuajtje të saktë diagonale të tij. Shqipëria mbrojti mirë rezultatin, duke marrë kështu fitoren e parë, që hap rrugën drejt kualifikimit për në Euro 2024. Pas 2 ndeshjesh, skuadra jonë ka 3 pikë dhe mban vendin e tretë.
EURO 2024 QUALIFICATION: GOAL: Albania 2-0 Moldova. Nedim Bajrami. 76’#EURO2024 #Euro2024Qualifiers@FootballReprt@Goalsreplayy@fball_newzz pic.twitter.com/4bctKyQb0K
— Sohaib Just That (@Sohaib_That) June 17, 2023
Prania e kryeministrit Edi Rama në krah të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i ka sjellë fat Kombëtares. Silvinjo dhe stafi i tij kanë përjetuar emocionet e para të forta në krye të Shqipërisë. Tani radhën e kanë Ishujt Faroe.
Episodet
Përfundon ndeshja, 2-0.
86′ – Muçi futet në vend të Bajramit dhe Seferi në vend të Uzunit.
76′ – Nedim Bajrami mposht portierin Railean me një gjuajtje të saktë me të djathtën, 2-0.
67′ – Mehmeti merr vendin e Asanit, Kristjan Asllani të Bares.
51′ – Jasir Asani gjen golin me një gjuajtje të kalibruar me të majtën. Goli i parë i epokës Silvinjo dhe i pari për ish-lojtarin e Partizanit me fanellën kuqezi.
44′ – Pasmak gjuannga distanca për moldavët, por nuk gjen kuadratin e Berishës.
42′ – Bajrami tenton nga një goditje dënimi nga e majta, topi kalon pranë shtyllës së majtë pingule të portierit moldav.
21′ – Cikalleshi gjuan fort me të majtën nga jashtë zonës, topi stampohet në shtyllë. Me fat moldavët që shpëtojnë nga goli.
20′ – Mitaj ndëshkohet me karton të verdhë për simulim.
19′ – Ramadani gjuan drejt portës, pret portieri mik.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




