Kombetarja

Formacioni zyrtar anti-Moldavi/ Berisha në portë, Cikalleshi udhëheq sulmin

Gazeta Si – Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri-Moldavi, ku trajneri Silvinjo ka vendosur për ato zgjedhje që priteshin. Portën ai ia ka besuar Berishës.

Në mbrojtje aktivizohet katërshja e përbërë nga Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Mitaj. Bare dhe Ramadani janë dyshja e qendrës së mesfushës, ndërsa Uzuni, Nedim Bajrami dhe Asani janë në mbështetje të Cikalleshit në sulm. Kristjan Asllani e nis nga stoli, ashtu si Sadiku dhe Abrashi.

Formacioni i kuqezinjve ndaj Moldavise. Gazeta Si, 17 qershor 2023

Vlen të theksohet fakti se për këtë ndeshje janë shitur të gjitha biletat. Diçka e pazakontë për një kundërshtar si Moldavia, por me sa duket është efekti Silvinjo. Ndeshja gjykohet nga arbitri holandez Denis Higler.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë