Bota

Papa Françesku lë spitalin, kryekirurgu që e operoi: Do të jetë një Papë më i fortë

Papa Françesku ka lënë të premten spitalin pas nëntë ditëve nga operacioni i hernies abdominale.

Ai doli nga spitali “Gemelli” i Romës me një karrocë, prej ku përshëndeti pacientët e tjerë dhe gazetarët.

“Jam gjallë”, ka qenë përgjigjja e Papës kundrejt gazetarëve, kur u pyet për shëndetin e tij.

Kryekirurgu Sergio Alfieri, i cili operoi Papën më 7 qershor, u shpreh se ai është mirë dhe se do të jetë në gjendje të përballojë udhëtimet e tij.

“Do të jetë një Papë më i fortë”, u shpreh kryekirurgu Sergio Alfieri


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë