Kombetarja

Shtohen mungesat te kuqezinjtë, Ivan Balliu humb Moldavinë dhe Ishujt Faroe

Gazeta Si – Një tjetër mungesë e rëndësishme është shtuar për trajnerin e Kombëtares, Silvinjo. Mbrojtësi i djathtë, Ivan Balliu, nuk do të jetë në dispozicion të tij për ndeshjet e radhës me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Ai do të zëvendësohet nga Naser Aliji.

FSHF bën me dije se mbrojtësi Balliu nuk do të jetë i gatshëm për shkak dëmtimi. Ai u është nënshtruar vizitave mjekësore pas ndeshjes së fundit në La Liga me Rajo Vallekanon për një problem në tendinë. Stafi mjekësor i Kombëtares ka qenë në kontakt me klubin spanjoll dhe pas konsultave është konfirmuar mungesa e Balliut në ndeshjet e qershorit.

Naser Aliji. Gazeta Si, 7 qershor 2023

Trajneri Silvinjo ka vendosur të grumbullojë Naser Alijin, që luan në krahun e majtë dhe kjo do të thotë se në të djathtë do të kthehet Hysaj. Balliu është mungesë me peshë, pas atyre të Brojës, Kumbullës dhe Gjasulës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë