Nga Gazeta ‘SI’ – Konsumi i energjisë rezulton me rënie edhe në vitin 2023, të paktën katër muajt e parë të vitit.
ERE raporton se në periudhën janar-prill 2023, familjet shqiptare konsumuan 1.15 mln megavatorë, rreth 100 mijë megavatorë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Kjo duket të jetë një efekt i zgjatur i sensibilizimit për kursim energjie, por edhe pasojë e kushteve të mira atmosferike.
Për të njëjtën periudhë ka rënë edhe prodhimi i energjisë në vend, rreth 2.54 mln megavatorë, kur një vit më parë ishte 2.69 mln megavatorë. HEC-et shtetërore prodhuan më shumë se 50% të kësaj energjie.
Si rrjedhojë në ulje kanë rezultuar edhe humbjet e energjisë, me rreth 70 mijë megavatorë më pak të humbura.
Konsumi i reduktuar i energjisë ka sjellë dhe më pak arkëtime nga pagesa e tyre. Në katër muajt e parë të vitit u paguan 27.3 mld lekë fatura energjie, nga 28.2 mld që ishte paguar në të njëjtën periudhë 2022.
Por ERE raporton se gjatë kësaj periudhe janë rritur borxhlinjtë ndaj OSHEE-së. Gjendja debitore nga fundi i 2022-shit deri në fund të prillit 2023 është rritur me 100 mln lekë.

Një rënie domethënëse ka pasur numri i kamatvonesave të lëshuara, që nga janar-prill 2022 në atë 2023 është përgjysmuar, nga 1.4 mln në 900 mijë. Kamatvonesat janë kontratat e konsumatorëve në borxh me OSHEE-në që paguajnë detyrimet e tyre të shkuara, në faturën mujore.
Në një vit numri i konsumatorëve u rrit me 23 mijë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




