Gazeta Si – Trajneri Silvinjo zhvilloi pasditen e sotme seancën e dytë stërvitore me lojtarët që janë aktualisht në grumbullim, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, që luhen më 17 dhe 20 qershor.
Grupi pritet të plotësohet ditën e enjte. Me lojtarët e tjerë është bashkuar sot edhe sulmuesi Sokol Cikalleshi. Pozitiv është fakti që deri tani nuk ka asnjë futbollist me probleme fizike.
Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë kundër Moldavisë më 17 qershor, në stadiumin kombëtar “Air Albania”, ndërsa më 20 qershor do të luajë në transfertë ndaj Ishujve Faroe. Janë dy ndeshje, ku 6 pikët janë detyrim për kualifikimin në Euro 2024.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




