Çmimi kryesor i Festivalit të Filmit në Kanë, Palma e Artë, iu dha regjisores franceze Justine Triet për filmin e saj “Anatomy of a Fall”, bëri me dije juria.
Filmi fitoi kundër 20 filmave të tjerë në konkurs.
Vendimi u mor nga një juri e kryesuar nga fituesi i vitit të kaluar regjisori suedez, Ruben Ostlund, i cili fitoi vitin e kaluar me “Triangle of Sadness”. Nw juri ishin edhe regjisorja franceze Julia Ducournau (fituese në 2021 me Titane) dhe aktorët Paul Dano dhe Brie Larson.
Në këtë dramë franceze, në sallën e gjyqit, një autore (Sandra Huller) duhet të dalë në gjyq pas vdekjes së bashkëshortit, por çështja është e paqartë dhe nuk ka dëshmitarë të krimit.
Triet është gruaja e tretë që fiton çmimin kryesor në Festivalin e Filmit në Kanë.
Ndërkohë nuk janë vlerësuar me çmime “The Old Oak” nga regjisori anglez Ken Loach, “Asteroid City” nga amerikani Wes Anderson, apo edhe “Kidnapped” nga Marco Bellocchio.
Më poshtë renditen të gjithë fituesit e festivalit të këtij viti:
Ja cilët janë fituesit e Festivalit të 76-të të Filmit në Kanë:
– Palma e Artë –
Justine Triet për “Anatomy of a fall”
– Çmimi i madh –
Jonathan Glazer për “The Zone of Interest”
– Çmimi i skenës –
Tran Anh Hung për “La passion de Dodin Bouffant”
– Çmimi i jurisë –
Aki Kaurismäki për “Dead Leaves”
– Çmimi i skenarit –
Sakamoto Yuji për “Monster”
– Çmimi për aktoren më të mirë –
Merve Dizdar për “Dried Herbs”
– Çmimi për aktorin më të mirë –
Koji Yakusho për “Perfect Days”
– Kamera e artë –
“The Golden Butterfly Tree” nga Thien An Pham
– Film i shkurtër –
“27” nga Flora Anna Buda
– Palma e Artë e Nderit –
Michael Douglas dhe Harrison Ford.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.