Drejtësia

Akuzohet për fshehje pasurie, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja

Gazeta Si - SPAK ka kërkuar një vit burg ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja kërkohet që të kryejë 1 vit burg, I akuzuar për fshehje të mosdeklarim të pasurisë.

Akuza vjen nga prokurorja Doloreza Musabelliu, e cila ka dhënë pretencën për ish kreun e Kushtetueses.

Por në zbatim të nenit 59, kërkohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit dhe vendosja në shërbim prove për 2 vite.

Sipas Prokurorisë, Dedja, ka fshehur në deklarime një apartament të ndodhur në kompleksin "Ormars", Kryemëdhenj, Golem.

LEXO EDHE:

Shkrihet Gjykata Kushtetuese. Ikën Dedja, “mohikani” i fundit

“Beteja” kundër Vettingut që i hëngri kokën Bashkim Dedjes

Gjithashtu, SPAK thotë se ai ka bërë deklarim të rremë të burimit të krijimit të apartamentit në Tiranë me sipërfaqe 146 m2, lidhur me një hua të marrë nga kunati i tij.

Për 10 mijë euro të marra hua nga Bashkim Dedja, sipas SPAK-ut, nuk justifikohen nga personi që ia ka dhënë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë