Fitorja e Fredi Belerit në Himarë me vetëm 19 vota diferencë ndërsa ndodhet në arrest me burg me akuzën për blerje vote, (ndaj të cilit Rama do të mbajë një qëndrim zyrtar vetëm pas zgjedhjeve në Greqi), ka evidentuar në të njëjtën kohë situatën e Partisë Socialiste si subjekt në këtë zonë. Ose më saktë mbështetjen e vetë banorëve ndaj PS-së, e cila këto zgjedhje është ulur me rreth 700 vota krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare të 2021.
LEXO EDHE:
Fitoi Himarën, Beleri reagon nga qelia: Demokracia fitoi! Mirënjohje për burrërinë!
Kandidati i PS-së ndërkohë Jorgo Goro fitoi 3821 vota në këto zgjedhje.
Po PS-ja si subjekt politik? Shumë më pak se votat e kandidatit. PS-ja ka marrë në këtë zonë 2778 vota, ndërsa është rritur pak PSD-ja duke shkuar në 297 vota nga 10 që kishte zgjedhjet e kaluara. Të dyja bashkë sërish nuk çojnë në votat që mori kandidati.
PS-në nuk e ka ndihmuar as rritja e pjesëmarrjes në votime që duket se ka shkuar në favor të Fredi Belerit dhe koalicionit që përfaqësonte.
7821 votues kësaj here në Himarë nga 5882 në zgjedhjet e 2021-shit, rreth 2000 votues më shumë.
Pyetja që shtrohet është se pse himariotët i kanë besuar më pak PS-së kësaj here, dhe më shumë koalicionit BF” (rritur në numra nga zgjedhjet e 2021) ndërkohë që në zonat ngjitur Himarës ka ndodhur e kundërta?
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.