Bota

Erdogan: 28 maji do të jetë ‘fillimi i shekullit të Turqisë’, ka ardhur koha të vulosim fitoren

Presidenti turk e ka nisur ditën e sotme me një mesazh në Twitter, referuar raundit të parë të zgjedhjeve, ku fitoi 2.5 milionë vota më shumë se kundërshtari i tij Kemal Kilicdaroglu.

Në mesazhin e tij Rexhep Tajip Erdogan thotë se 28 maji “do të jetë fillimi i shekullit të Turqisë”.

Duke iu referuar rezultatit të raundit të parë të zgjedhjeve në Turqi, ku ai fitoi 49.62% të votave kundrejt Kilicdaroglu 44.89%, Erdogan thekson se “ne luftuam pa u dorëzuar përballë sfidave, duke injoruar presionet dhe duke mos u dorëzuar përpara në vështirësi”.

“Faleminderit secilit prej jush për ndihmën, përpjekjet dhe sakrifiat tuaja. E falënderoj Zotin që më ka dhënë shokë të tillë”, shtoi Erdogan.

“Tani është koha për të vulosur fitoren e 14 majit me një triumf edhe më të madh”, vijon presidenti turk, duke nënvizuar se raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi do të zhvillohet një ditë pas 63-vjetorit të grushtit të shtetit të 27 majit.

Duke theksuar karakteristikat e partisë së tij, Erdogan shprehet se “ne jemi një aleancë që vendosim mbi të gjitha kombin dhe dashurinë për vendin.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë