Perspektiva evropiane e Shqipërisë kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke, deklaroi kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis në fjalimin e tij në Zografou, pas fitores së Fredi Belerit në Himarë.
“Isha veçanërisht i lumtur kur u informova se në Himarë, Fredi Beleri ia doli dhe u zgjodh kryetar komune me një diferencë të vogël. Dhe uroj dhe shpresoj që kjo aventurë të marrë fund së shpejti”, tha ai, duke theksuar se “rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon përmes respektimit të të drejtave të pakicës kombëtare greke”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.