Gazeta Si – Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka fituar Bashkinë e Himarës me një rezultat shumë të ngushtë.
Edhe pse aktualisht ndodhet pas hekurave, pasi u arrestua për korrupsion aktiv, kryer në bashkëpunim në zgjedhje, Beleri ka arritur që t’i marrë bashkinë Himarë, kundërshtarit të tij politik nga PS, Jorgo Goro.
Teksa në Bashkinë e Himarës po numërohej kutia e fundit e fshatit Kudhës, banorët dolën në mbështetje të kandidatit të “BF-së”, Fredi Belerit në KZAZ ku u zhvillua procesi i numërimit të votave.
Raportohet se Beleri ka fituar me një rezultat të ngushtë ndaj socialistit Jorgo Goro.
Beleri ndodhet në burg, pasi vetëm pak ditë më parë u kap në ambientet e një lokali bashkë me dy persona të tjerë që dyshohet se po bënte premtime dhe po jepte para për blerje votash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.