Gazeta Si – Janë bërë disa ndryshime në stolat e Kombëtareve të moshave të Shqipërisë, me përjashtim të Alban Bushit. Trajneri i Shpresave nuk lëviz, bashkë me stafin e tij.
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije me një njoftim zyrtar se Ervin Bulku, nga Kombëtarja U-17, kalon te Kombëtarja U-19, duke marrë vendin e Armando Cungut të larguar tashmë.

Vendin e Bulkut te Kombëtarja U-17 e merr vlonjati Ardi Behari, që deri tani ka drejtuar ekipin U-18.
Kombëtaret e moshave të Shqipërisë nuk është se kanë shënuar rezultate mbresëlënëse vitet e fundit. Edhe pse Shpresat shpesh kanë zhgënjyer, trajneri Alban Bushi nuk është larguar nga FSHF-ja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




