Gazeta Si – Gjykata e Shkallës së Parë ka liruar tre punonjësit e Bashkisë Shkodër, Ergys Ivziku, drejtor i Arsimit, Petrit Dyli, teknik shërbimesh në Drejtorinë e Arsimit dhe Mhill Volaj, specialist i financës në Drejtorinë e Arsimit, pasi u kapën duke transportuar qese me ushqime.
Këta tre shtetas u arrestuan nga policia e Shkodrës si të dyshuar për shpërndarje të ndihmave ushqimore por në seancën për masën e sigurisë nuk kishte prova të mjaftueshme.
Prokurorja Shqipnjola Milla kërkoi “detyrim paraqitje” për tre zyrtaret dhe Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë duke liruar këta tre shtetas.
Sipas burimeve, i vetmi mesazh është transporti i ushqimeve nga një dyqan në një dyqan tjetrin, duke mos pasur prova se këto ndihma do të shpërndaheshin për qytetarë të ndryshëm në këmbim të votës siç pretendoi policia në momentin e arrestimit.
Tre zyrtarët e Bashkisë Shkodër do t’i rikthehen normalisht punës së tyre pas ndalimit dhe akuzave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




