Filma

Nga datat te filmat në konkurrim: Gjithçka që duhet të dini për Festivalin e Filmit në Kanë 2023

Inaugurimi është të martën më 16 maj me filmin me Johnny Depp në rolin e Luigji XV. Ceremonia e mbylljes me atribuimin e Palmës së Artë më 27 maj

Nga Gazeta Si - Nga data 16 deri më 27 maj, më të mirët e kinemasë botërore do të takohen në Croisette për Festivalin e Filmit.

Posteri i Festivalit të 76-të të Filmit në Kanë i kushtohet divës franceze të kinemasë (Catherine Deneuve)dhe inaugurimi është në duart e vajzës së saj, Chiara Mastroianni. Aktorja, vajza e Catherine Deneuve dhe Marcello Mastroianni, do të prezantojë ceremoninë e hapjes më 16 maj si dhe ceremoninë e mbylljes.

Filmi hapës: Rikthimi madhështor i Johnny Depp si Luigji XV

Johnny Depp bën rikthimin e tij të madh pas periudhës së mundimshme të betejës ligjore me ish-gruan e tij, Amber Heard dhe kthehet në kinema dhe në festival me maskën e Luigji XV, duke inauguruar Kanën në edicionin e 76. “Jeanne du Barry” rrëfen jetën, ngritjen dhe rënien e Jeanne, e luajtur nga Maïëenn, e cila është gjithashtu regjisore, e preferuara e mbretit.

Jeanne Vaubernier, një grua e re e klasës punëtore e uritur për kulturë dhe kënaqësi, përdor zgjuarsinë dhe sharmin e saj për të ngjitur një shkallët shoqërore njëra pas tjetrës.

Ajo bëhet e preferuara e mbretit Luigji XV, i cili, duke mos e ditur statusin e saj si kurtizane, nëpërmjet saj rifiton oreksin për jetën. Të dy bien në dashuri marrëzisht dhe kundër çdo stili dhe rregulli të mirësjelljes, Jeanne zhvendoset në Versajë, ku ardhja e saj skandalizon oborrin mbretëror.

Juria e kryesuar nga Ruben Östlund

Fituesi i vitit të kaluar i Palmës së Artë, regjisori suedez, i cili ka rrëmbyer dy herë çmime, Ruben Östlund, autor i “Triangle of Sadness” do të kryesojë jurinë që jep çmimet kryesore.Anëtarët e tjerë janë: regjisorja marokene Maryam Touzani, aktori francez Denis Ménochet, skenaristi dhe regjisori Rungano Nyoni, aktorja amerikane Brie Larson, aktori amerikan Paul Dano, shkrimtari afgan, Atiq Rahimi, regjisori argjentinas Damián Szifrón dhe regjisorja franceze Julia Ducournau që fitoi Palmën e Artë në 2021 me “Titane”.

Të gjitha seksionet e festivalit

Përzgjedhja zyrtare e festivalit është e ndarë midis konkurrencës, jashtë konkurrencës (do të ketë tituj të shumëpritur si “Indiana Jones and the Dial of Destiny” dhe filmi i ri vizatimor “Pixar Elemental”), seksioni “Un Certain Regard”. Përveç, natyrisht, pjesët paralele të “La semaine de la critique” dhe “La quinzaine des réalisateurs”.

Konkursi është seksioni më prestigjioz dhe më i kërkuar sepse është ai që jep mundësinë për të fituar Palmën e Artë, por çmime të reja janë futur ndër vite, disa edhe shumë kurioz si p.sh. “Palm Dog”, i cili vitin e kaluar u fitua nga aktori me katër këmbë i War Pony, filmi i Riley Keough dhe Gina Gammell i prezantuar në “Certain Regard”.

Njëzet e një filma për Palmën e Artë

Janë 21 tituj që konkurrojnë për Palmën e Artë. “Club zero” nga Jessica Hausner, “The zone of interest” nga Jonathan Glazer, “Fallen leaves” nga Aki Kaurismaki, “Four Daughters nga Kaouther Ben Hania, “Asteroid City” nga Wes Anderson, “Anatomie d’une chute” nga Justine Triet, “Kaibutsu (Monster)” nga Kore-eda Hirokazu, “A Brighter Tomorroë” nga Nanni Moretti, “L'été dernier” nga Catherine Breillat, “Kuru otlar ustune (about dry grasses)” nga Nuri Bilge Ceylan, “La Chimera” nga Alice Rohrëacher, “La passion de Dodin Bouffant” nga Tran Anh Hùng, “Kidnapped” nga Marco Bellocchio, “May December” nga Todd Haynes, “Qing Chun” nga Wang Bing, “The old oak” nga Ken Loach, “Banel & Adama” nga Ramata-Toulaye Sy, “Perfect days” nga Wim Wenders, “Firebrand” nga Karim Ainouz, “Black Flies” nga Jean-Stéphane Sauvaire, “Le retour” nga Catherine Corsini. /La Repubblica/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë