“Super Mario Bros” është filmi i parë i vitit që kapërceu shifrën e 1 miliard dollarëve në nivel global.
Nuk ka më dyshime se hidrauliku më i famshëm në botë, Super Mario, po bëhet një ikonë globale.
Kështu, duke u bashkuar në atë që njihet si “Billion Dollar Club” në Hollywood dhe që përfaqëson filmat që kanë gjeneruar fitime mbi 1 miliard dollarë.
Me 40 milionë dollarët e mbledhura gjatë fundjavës, Super Mario arrin 490 milionë dollarë në Amerikën e Veriut, të cilave duhet t’i shtohen 532 milionë dollarë ndërkombëtarisht.
Me hapjen e qëndrueshme në Japoni, ku filmi rroku mbi 14 milionë dollarë, shto edhe rreth 6 milionë me hapjen në Korenë e Jugut, lindja e largët u vërtetua si sukses për Nintendon, edhe pse jo në përmasat që pritej.
Filma të tjerë të bazuar në videolojëra më parë, kanë gjeneruar edhe mbi 40 milionë dollarë fitime në Japoni, në fundjavën hapëse.
Por sërish, fakti është se Mario mbetet ikonë globale dhe kjo tashmë është e pamohueshme.
Në javën hapëse në SHBA më 11 prill, me një datë gjeniale të lëshimit në sallat e kinemasë (fundjava u kthye në 5-ditore pasi përkoi me dy ditë pushimesh në SHBA), hidrauliku italian më i famshëm në botë ka arritur të gjenerojë 377 milionë dollarë fitime në gjithë botën, duke tejkaluar madje edhe rekordin e vendosur më parë nga “Frozen 2”, për filmin e animuar me më shumë të ardhura në fundjavën e parë.
Mbi 140 milionë fitime i mori vetëm në Amerikë.
Ky sukses i madh, ka reflektuar edhe faktin e ndikimit global që gjiganti japonez i teknologjisë, Nintendo, ka ende botërisht me figurën e Marios dhe vëllait të tij, Luigi.
Do të shkojë kështu Mario edhe më tej me fitime, kur filma të mëdhenj rivalë do të çelin siparin në ekranin e madh këtë javë?
Kjo duhet parë! Por e sigurt është se të vegjlit – dhe të rriturit – po e shijojnë shumë daljen e parë në ekranin gjigant të Marios.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.