Zemra është organi më i jetësor në trupin e njeriut, prej të cilit merr jetë e gjithë qenia jonë. Për këtë arsye, ajo kërkon një përkujdesje të madhe e të veçantë. Ky organ delikat mund të preket nga sëmundje të ndryshme, që shkaktohen nga faktorë të paidentifikueshëm dhe faktorë të modifikueshëm
Dy studime që u publikuan të shtunën janë dëshmi që medikamentet me përbërje të vajit të peshkut janë tepër efektive për të mbrojtur njerëzit nga sëmundjet kardiovaskulare. Studimet u kryen më anë të sasive të ndryshme të ilaceve që përmbajnë acide yndyrore Omega-3 në dy grupe njerëzish, disa që vuanin nga sëmundjet kardiovaskulare ose diabeti dhe disa të tjerë që përfaqësonin popullatën e përgjithshme.
Të dyja studimet zbuluan se njerëzit që pinë ilaçet rregullisht, treguan se kishin kuptuar se ndjeheshin më mirë, në krahasim me ilaçet e tjera që kishin pirë. Hulumtimi u krye në sesionin e shkencës, të Shoqatës Amerikane të Zemrës në Çikago dhe u botua në gazetën “New England Journal of Medicin”.

Rreth 43 milionë njerëz në botë vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, kështu që hulumtuesit po kërkojnë mënyra të tjera për të luftuar këto sëmundje, përtej faktorëve mbrojtës të njohur si ndryshimet në zakonet e dietës, stërvitjes dhe pirjes së duhanit. Studimi i zbuluar, përcaktoi se njerëzit me sëmundje kardiovaskulare të cilët tashmë po merrnin ilaçe kishin më pak shanse për probleme të rënda të zemrës kur iu dhanë edhe dy gram vaj peshku dy herë ditë.
Ilaçet janë një version i pastruar i një komponentitë vajit të peshkut që siguron trigliceridet, një lloj tjetër yndyre në gjak. Kjo lloj yndyre mund të trashë gjakun dhe të shkaktojë dhimbjet e zemrës. Ilaçi i ri u realizua nga Amarin Corp, e cila sponsorizoi dhe hulumtimin. Në shtator Amarin Corp njoftoi se studimi i kishte përmbushur qëllimet e tij primare.
Deepak L. Bhatt, drejtor ekzekutiv i programeve ndërhyrëse kardiovaskulare në spitalin e Bostonit, i cili udhëhoqi studimin, tha se rezultatet mund të ndryshonin praktikën e kardiologjisë. “Kam një kohë të gjatë duke bërë prova klinike , por ky medikament është vërtetë i arrirë”, tha Bhatt.

Studimi i vajit të peshkut u quajt VITAL dhe vështroi efektin e një formulimi të ndryshëm të acideve yndyrore Omega-3 në një ilac që ekspertët e quajën Lovaza.
Rezultatet sugjerojnë se njerëzit që kishin pirë ilaçin ishin 28 përqind më pak të prirur për të vuajtur nga sulmet në zemër sesa ato që kanë pirë ilaçe të tjera dhe 8 përqind kanë më pak të ngjarë të kenë përsëritje të sëmundjeve kardiovaskulare.
Studimi gjithashtu tregoi se vitamina D, e cila shpesh rekomandohet për të përmirësuar shëndetin e kockave në gratë e moshuara, nuk kishte efekt në sulmet në zemër dhe nuk ndikonte në incidencën e kancerit. Por konsumi i vitaminës D mund të ketë një rol në zvogëlimin e numrit të vdekjeve nga kanceri. /The Washington Post/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje