Vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të mbeten prezente në Ballkanin Veriperëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në territorin Shqiptar. Parashikohet që të mbetemi nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje shiu në Veri dhe pjesërisht në zonat Qendrore e Lindore të vendit tonë.
Ndërsa zonat Jugore parashikohet të jenë në dominimin e kthjellimeve, kalimeve të vranësirave dhe momenteve të pakta me pika shiu. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante paradite, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 4°C deri në 22°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




