Filma

Bien akuzat ndaj Alec Baldwin, për tragjedinë gjatë xhirimeve në filmin ‘Rust’

Nga Gazeta Si - Të gjitha akuzat kriminale kundrejt aktorit Alec Baldwin, mbi një tragjedi të ndodhur në setin e filmit “Rust”, janë hedhur poshtë.

Kështu kanë vërtetuar vetë avokatët e aktorit të njohur hollivudian, i cili aksidentalisht vrau një kineaste një sheshxhirim, pasi arma të cilën po e përdorte si pjesë e filmit, ishte e mbushur me plumba të vërtetë.

Vendimi gjithsesi ende pritet të shpaloset në mënyrë përfundimtare nga ana e prokurorëve, të cilët kanë qenë të ngarkuar me çështjen. Më parë, ka pasur të dhëna nga ana e prokurorëve, të cilat tregonin se akuzat mund të minimizoheshin, por jo se ato mund të shterronin krejtësisht.

Ka qenë familja e kineastes së vrarë, Halyna Hutchins, e cila nxiti akuzat kundrejt Baldwin, i cili u akuzua drejtpërdrejt për vrasje të pavullnetshme nga të shtënat gjatë xhirimeve të filmit të tij të ri, ku ishte edhe regjisor.

Halyna Hutchins vdiq në xhirimet e filmit “Rust” në New Mexico pasi Baldwin dyshohet se ka qëlluar me një armë, e cila supzohej të mos kishte në të armatime të vërteta.

Nëse Baldwin do të kishte kryer kontrolle të detyrueshme sigurie dhe nuk do ta drejtonte armën nga Hutchins, “tragjedia nuk do të kishte ndodhur”, specifikoi asokohe Robert Shilling, një hetues special, në një deklaratë për shkakun e mundshëm të paraqitur me akuzat për vrasje.

"Ky devijim i pamatur nga standardet e njohura dhe praktika dhe protokolli shkaktoi drejtpërdrejt të shtënat fatale”, ka shtuar ai.

Sipas Shilling, Baldwin e dinte se rregulli i parë i sigurisë së armëve ishte që të mos drejtohej kurrë drejt dikujt që nuk duhet të qëllohej.

Dokumenti përshkruan një duzinë “veprimesh ose mosveprimesh të pakujdesshme”, duke përfshirë mospërdorimin e një arme zjarri kopje për një provë të paplanifikuar apo devijimin nga praktika e marrjes së armës vetëm nga armatura.

Ndër të tjera edhe moskryerjen e kontrolleve të kërkuara të sigurisë me armaturën.

Avokatët e Baldwin dhe Gutierrez-Reed kanë thënë se synojnë t’i kundërshtojnë akuzat në gjykatë.Nëse shpallen fajtorë, ata mund të përballen me deri në 18 muaj burg dhe një gjobë prej pesë mijë dollarë.

Hutchins ndërroi jetë në spital pasi u qëllua në gjoks nga një armë mbështetëse që dyshohet se u qëllua nga Baldwin gjatë një prove në Bonanza Creek Ranch pranë Santa Fe.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë