Dosje

Vrasja në Shëngjin, biznesmeni u vëzhgua rreth 1 javë! Kamerat fiksuan një person me veshje te njëjtë si autori

Biznesmeni dhe politikani lokal në Lezhë Ardian Nikulaj është mbajtur në vëzhgim prej të paktën 1 jave për ta ekzekutuar. 

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë një ditë para ngjarjes, shihet një person me të njëjtën veshje i cili qëndron për disa minuta përreth ambienteve të kompleksit "Coral" në pronësi të 50-vjeçarit Nikulaj.


Por për shkak të skafandrës që mban në kokë identifikimi i tij është i pamundur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të jetë e njëjti person që ka kryer krimin e rëndë. Përgjatë dy ditëve janë kryer një sërë veprimesh hetimore si dhe janë bërë kontrolle në disa zona, por policia nuk ka arritur të gjeje asnjë prove që mund të shërbeje zbardhjes së ngjarjes.

Dyshimet janë se autori i cili mund të jetë vrasës me pagesë ka bashkëpunuar dhe më persona të tjerë që e njohin mire zonën për të kryer krimin, ndërsa është treguar i kujdesshëm dhe profesionist duke mos dëmtuar asnjë person tjetër që ishte brenda lokalit në momentin e ngjarjes.

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e së mërkurës sapo kishte hyre dhe ulur në një tavolinë në lokalin në pronësi të tij në vijën e parë të plazhit të Shëngjinit. Vrasja vijon të mbetet pa autor, ndërsa viktima i cili ishte një person mjaft i njohur në zonen e Lezhës u përcoll këtë të premte për në banesën e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë