Çfarë është duke bërë Mona Lisa? Në pamje të parë, subjekti i pikturës më të famshme në botë, duket sikur po qesh. Shikoni përsëri dhe buzëqeshja zbehet. Kur e shikon përsëri buzëqeshja ka ndryshuar. Leonardo e arriti këtë efet ambigue duke përdorur teknikën e sfumimit në fytyrën e Mona Lisas. Nuk ka rëndësi sa herë e shikon, asnjëherë nuk e kupton se çfarë po ndodh.
Ekonomia post-pandemike është si Mona Lisa. Sa herë e shikon, vëren një gjë ndryshe. Pas kaosit në industrinë bankare, ekonomistët mendojnë se ekonomia botërore po përgatitet për një recesion të fortë. Pak janë ata që nuk e kanë një parashikim të tillë, ku ekonomia nuk shqetësohet nga rritja e interesave- një opinion që është thjesht “në modë”.
Parashikimi i ekonomisë nuk ka qenë ndonjëherë kaq i vështirë. Në vitet e shkuara, pritshmëritë e ekonomistëve kanë qenë shumë më të larta se ato të 2019-s (viti i fundit parapandemik). Fjala “pasiguri” përdoret mbi 60 herë në parashikimin e fundit të FMN-së për ekonominë botërore. Dy herë më shumë nga se përdorej në vjeshtën 2022. Kur paniku bankar preku globin, askush nuk e kishte idenë se ccfarë do të bënin bankat qendrore me rritjen e interesave – disa prisnin rritje, disa ulje, disa asnjë ndryshim. Në takimin e fundit të Bankës Qendrore Europiane për politikën monetare muajin e kaluar, Christine Lagarde, presidentja e saj, ishte e hapur për rolin e institucionit të saj. “Nuk është e mundur të përcaktohet në këtë moment në kohë se cila do të jetë rruga që do të ndjekim,” tha ajo.
Statistikat zyrtare e kanë të vështirë të kuptojnë panoramën. Ata vazhdojnë të publikojnë shifra nga PBB-ja tek nivelet e punësimit, por diçka ka ndryshuar. Rishikimet e PBB-së për zonën e euros janë katër herë më të mëdha se normalisht. Në mars, statistikat e Britanisë treguan një rishikim shumë më të madh. Publikimet tregonin se investimet e biznesit ishin njësoj si në vitet e para pandemisë dhe jo 8% më pak siç ishte parashikuar. Muajin e kaluar, statistikat australiane përgjysmuan vlerësimin e tyre të rritjes së produktivitetit në tremujorin e tretë të 2022.
Çfarë po ndodh? Ndoshta bota u bë më elastike. Vitin e shkuar, Europa ka përjetuar luftën më të madhe të saj pas7 dekadash, probleme me furnizimet, krizë energjetike dhe një periudhë kaosi bankar.
Megjithatë, ka edhe ndryshime më të thella, strukturore në lojë. E para lidhet me ndërprerjet që solli Covid-19. Bota u përkul nga dëshpërimi në rritje, ndërsa bllokimet erdhën dhe shkuan. Kjo ka bërë kërdi me “rregullimet sezonale” të zakonshme për shumicën e numrave ekonomikë. Në shkurt zyra amerikane e statistikave ndryshoi faktorët që mat për inflacionin, gjë që e bën shumë më të vështirë interpretimin e normave mujore. Inflacioni bazë vjetor në tremujorin e fundit të 2022 “u rrit” nga 3.1% në 4.3%. Është gjithashtu më e vështirë se normale të kuptosh inflacionin e eurozonës. Kamil Kovar i Moody’s Analytics, një konsulencë, vë në dukje se në varësi të rregullimit sezonal, inflacioni bazë muaj pas muaji në mars ishte i ulët deri në 0.2% ose deri në 0.4%.
Ndryshimi i dytë lidhet me madhësinë e mostrës. Pandemia përshpejtoi një prirje në të cilën një pjesë në rritje e njerëzve nuk i përgjigjen sondazheve zyrtare. Në Amerikë, shkalla e përgjigjes për anketën e përdorur për të vlerësuar vendet e lira të punës ka rënë nga gati 60% pak para pandemisë në rreth 30%. Kur goditi Covid, shkalla e përgjigjeve ndaj anketës së fuqisë punëtore të Britanisë u përgjysmua afërsisht. Gjatë bllokimeve disa biznese u mbyllën. Dhe njerëzit e humbën zakonin e plotësimit të pyetësorëve. Mosbesimi në qeveri gjithashtu mund të jetë rritur, duke i lënë njerëzit të padisponueshëm për të ndihmuar statistikat.
Rënia e niveleve të përgjigjeve mund të lidhen me luhatjet në të dhëna. Ato çojnë edhe në konkluzione të gabuara. Njerëzit që ndaluan së përgjigjuri anketave janë shtresa më të varfra se ato që përgjigjen, duke keqorientuar inflacionin.
Jonathan Rothbaum nga Byroja e Censeve në SHBA thotë se rritja në të ardhurat mesatare të familjeve amerikane nga 2019-a në 2020-n ishte 4.1% dhe jo 6.8% siç u raportua. Që nga viti 2020, mospërgjigjja ka vazhduar të rrisë statistikat e të ardhurave me rreth 2%. Një raport nga Omair Sharif i Inflation Insights, një kompani konsulence, sugjeron se korrigjimi për “pa përgjigje” mund të ketë kontribuar gjithashtu në rishikimet e mëdha të fundit të të dhënave të fitimeve amerikane.
Arsyeja e tretë për konfuzionin rrjedh nga pabarazia ndërmjet termave “e fortë” dhe “e butë”- matje tërësisht objektive si niveli i papunësisë dhe tjetra matje tërësisht subjektive si pritshmëritë e njerëzve për të ardhmen. Zakonisht të dyja lëvizin në sinkron. Tani janë shumë larg. Matjet “e buta” presin recesion. Matjet “e forta” tregojnë për një zgjerim të mirë të ekonomisë. Divergjenca mund të pasqyrojë inatin e njerëzve me inflacionin. Çmimet në botën e pasur janë ende në rritje me 9% nga viti në vit.
Investitorët dhe matësit e statistikave do të bëhen më profesionistë në kuptimin e ekonomisë botërore gjatë periudhave të luhatjeve dhe inflacionit. Me zbehjen e efekteve të pandemisë, do të zbehen edhe shtrembërimet në rregullimet sezonale. Ekonomistët kanë bërë progres në përfshirjen e të dhënave alternative në parashikime, duke ndihmuar në tejkalimin e problemit të përgjigjeve të munguara në anketa. Por ky është ngushëllim i pakët për qeveritë dhe bizneset që duhet të marrin vendime tani – ose për njerëzit që thjesht përpiqen të vazhdojnë me lajmet. Mos u habisni nëse ekonomia globale mbetet e sfumuar (si Mona Lisa) edhe për shumë kohë.
Burimi:The Economist/ Përshtati: Gazeta ‘Si’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



