Nga Gazeta 'SI'- Gjatë vitit 2022, Banka e Shqipërisë ka inspektuar 70 objekte të tregut të këmbimit valutor, si subjekte me risk të lartë për pastrimin e parave.
Nga ky inspektim, 29 pikave iu revokuua licensa dhe u vendosën gjoba me një total prej 7 mijë dollarësh.
Gjithsesi, në të njëjtin vit, u hapën akoma më shumë pika të reja të këmbimit valutor, 56 të tilla duke arritur në total 583.
Inspektimet e BSH-së janë kryer në aktivitetet që mbulojnë fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në 82 subjekte, të përbëra nga 5 banka, 5 subjekte financiare jobanka, 2 SHKK dhe 70 Zyra Këmbimi Valutor. Prej këtyre 70 rasteve, në 28 zyra Këmbimi Valutor është realizuar procesi i ndjekjes së zbatimit të rekomandimeve, si rrjedhojë e mangësive të konstatuara në inspektimet e mëparshme.
Numër të lartë inspektimesh në zyrat e këmbimit valutor ka ushtruar edhe Drejtoria e Përgjithëshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Ajo ka kryer në vitin e shkuar 17 inspektime te këto subjekte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.