Filma

Nga Johnny Depp te Martin Scorsese, filmat konkurrues të Festivalit të Kanës

Festivali i filmit në Kanë pritet të jetë një ekstravagancë e vërtetë kinematografike këtë vit, ku do të shihet rikthimi i shumëpritur i Wes Anderson në ekranin e madh.

Festivali i filmit i Kanës do të fillojë më 16 maj dhe do të përfundojë më 27 maj.

“Kanë 2023” do të jetë i veçantë edhe për faktin se për herë të parë në histori, një rekord prej gjashtë regjisoresh gra, do të jenë në garë për Palmën e artë.

Ndërsa, në botën më të gjerë hollivudiane, një pritje e madhe ka qenë ajo e serialit “The Idol”, i cili sheh si ideator dhe protagonist kryesor artistin kanadez Abeal Tesfaye, i njohur në art si The Weeknd dhe aktoren Lily Rose Depp.

Me një kast të jashtëzakonshëm, të përbërë nga yje si Tom Hanks, Edward Norton dhe me sharmin e aktoreve Margot Robbie dhe Scarlett Johansson, “Asteroid City” do të jetë një rival i fuqishëm për Palmën e Artë.

Ndërsa, me interes të jashtëzakonshëm priten edhe premierat e “Fallen Leaves”, i regjisorit finlandez Aki Kaurimasaki, “Jeunesse”, nga kinezi Wang Bind, si edhe “La Chimera”, nga regjisorja e re italiane, Alice Rohrwacher. Gjithashtu do të rikthehet Martin Scorsese me "Killers of the Flower Moon", Marco Bellocchio, Ken Loach dhe Steve Mcqueen.

Më poshtë janë filmat konkurrues të këtij festivali:

Hapja e festivalit me filmin jashtë gare:

“Jeanne du Barry” nga Maiwenn

Filmat në garë:

“About Dry Grasses” nga Nuri Bilge Ceylan

“Anatomy of a fall” nga Justine Triet

“Asteroid City” nga Wes Anderson

“Banel et Adama” nga Ramata-Toulaye Sy

“Club Zero” nga Jessica Hausner

“Fallen leaves” nga Aki Kaurismaki

“Firebrand” nga Karim Aïnouz

“Four daughters” nga Kaouther Ben Hania

“Il sol dell’avvenire” nga Nanni Moretti

“Jeunesse” nga Wang Bing

“La chimera” nga Alice Rohrwacher

“La passion de dodin bouffant” nga Tran Anh Hung

“Last summer” nga Catherine Breillat

“May December” nga Todd Haynes

“Monster” nga Hirokazu Kore’eda

“The old oak” nga Ken Loach

“Perfect days” nga Wim Wenders

“Rapito” nga Marco Bellocchio

“The zone of interest” nga Jonathan Glazer

Jashtë gare:

“Cobweb” nga Kim Jee-woon

“The Idol” nga Sam Levinson

“Killers of the Flower Moon” nga Martin Scorsese

“Indiana Jones and the Dial of Destiny” nga James Mangold.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë