Kombetarja

Shqipëria mund Maqedoninë e Veriut në miqësore, dopietë e Trokës

Gazeta Si – Shqipëria në futboll për femra luajti sot një miqësore me Maqedoninë e Veriut në “Elbasan Arena”, ku fitoi me rezultatin 3-1. Ndeshja u dominua nga vajzat kuqezi, siç tregon edhe rezultati.

Trajneri Armir Grima e nisi ndeshjen me këtë formacion: Hyska, Curraj, Maliqi, Hamidi, Krasniqi, Doçi, Gjini, Maksuti, Franja, Tukaj dhe Hilaj. Ishte skuadra mike që shënoi e para pas 4 minutash me Natasha Andonovën, me një gjuajtje nga jashtë zonës

Doçi shenon me penallti. Gazeta Si, 7 prill 2023

Maksuti pati rastin e parë për Shqipërinë, por pa mundur të shënonte. Edhe kapitenia Doçi iu afrua golit të barazimit në dy raste, por nuk pati fat. Në minutën e 36-të arbirtja nga Kosova akordoi një penallti për Shqipërinë, pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Maksutit. Këtë herë Doçi nuk fali dhe 1-1.

Pjesën e dytë skuadra kuqezi e nisi me 3 ndërrime. Në fushë u futën Rexhepi, Elezaj dhe Gjergji. Maksuti, Krasniqi dhe Doçi nuk mudën të konkretizonin epërsinë e skuadrës së Grimës, që më pas bërie dhe 5 lëvizje nga stoli. Ai hodhi në fushë edhe G.Berishën, F.Berishën, Istrefajn, Paqarizin dhe Trokën. Kjo e fundit do të shënonte edhe golin e avantazhit, pas asistit të Doçit.

Valentina Troka do të shënonte edhe golin e tretë për Shqipërinë dhe të dytin personal. Ndeshja është mbyllur kështu me rezultatin 3-1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë