Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi një takim me Sali Berishën në selinë blu.
Meta tha se Rama po kujtohet për zgjedhësit në prag zgjedhjesh duke mos anashkaluar edhe detyrimin që Shqipëria i ka biznesmentit Francesco Becchetti i cili fitoi përfundimisht çështjen në Arbitrazh për mbylljen e ‘Agon Channel’
“Është bashkim për ndryshim dhe jo për pushtet. Do të rikthejë llogaridhënien dhe transparencën. U njohët me lajmin që vjen për Shqipërinë që qeveria, në fakt populli, duhet të paguaj 110 mln euro për Becchettin, si dhe po dje erdhi lajm pozitiv nga Kosova, ku qeveria e Kosovës fitoi në Arbitrazh. Kosova përmirësohet 20 vende në renditjen botërore kundër korrupsionit, ndërsa Shqipëria ka rënë në 6 vite mbi 20 vende. Rama kujtohet për qytetarët pak javë para zgjedhjeve, dhe ata e dinë se përgjegjësi kryesor për shtrenjtimin e kostos së jetës është Rama dhe korrupsioni i tij. Zgjidhja është modeli që ofron koalicioni dhe kandidatët tanë të shkëlqyer”, tha Meta
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.