Kombetarja

Argjentina kryeson renditjen e FIFA-s, Shqipëria humb dy pozicione

Gazeta Si – Gjashtë vite pas herës së fundit, Argjentina kthehet në majë të futbollit botëror, duke zënë vendin e parë të renditjes së FIFA-s. Kampionët e botës, falë fitoreve të fundit në miqësoret me Panamanë (2-0) dhe Kuraçaon (7-0), kanë marrë vendin e Brazilit, që ka zbritur në vend të 3-të.

Argjentina feston me trofeun e Kupes se Botes. Gazeta Si, 6 prill 2023

Seleçao ka ‘paguar’ humbjen humbjen 2-1 në miqësoren me Marokun dhe tashmë është parakaluar edhe nga Franca. Ngjitja në vend të 2-të e Francës vjen pas fitoreve në kualifikueset e Euro 2024, 4-0 ndaj Holandës dhe 1-0 ndaj Republikës së Irlandës. Belgjika mban vendin e 4-t dhe ndiqet nga Anglia.

Holanda dhe Kroacia vijnë më pas, para Italisë që mban vendin e 8-të, ndërsa 10-shen e parë e mbyllin Portugalia e 9-ta dhe Spanja e 10-a. Shkëmbimi i vendeve mes Senegalit (18) dhe Danimarkës (19) është ndryshimi tjetër në ‘Top 20’.

Kuqezinjte ne vend te 68-te. Gazeta Si, 6 prill 2023

Në këtë renditje të fundit të FIFA-s, Shqipëria mban vendin e 68-të. Kuqezinjtë, për shkak të humbjes 1-0 në Poloni në kualifikueset e Euro 2024, kanë humbur 2 pozicione në krahasim me renditjen e mëparshme.

Kosova ndërkohë mban të njëjtin pozicion, vendin e 107-të. ‘Dardanët’ barazuan në të dyja ndeshjet kualifikuese që luajtën së fundi, 1-1 me Izraelin në transfertë dhe po 1-1 me Andorrën në Prishtinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë