Politike

Shqipëria mbledh firmat për rrëzimin e raportit të Dick Marty, Rama: Drejtësia do të triumfojë për Kosovën

Në të njëjtën ditë ku ish-krerët e UÇK-së po përballën në gjykatën e Hagës për krime lufte, kryeministri Edi Rama njoftoi se, Shqipëria ka arritur që të mbledhë firmat në asamblenë e Këshillit të Europës për mocion për një rezolutë të re mbi rezolutën e propozuar në 2011 nga Dick Marty për luftën e UÇK-së.

“I mblodhëm më në fund firmat në asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës për trafikun e organeve njerëzore.

Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare”, shkruan Rama në faqen e tij Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë