Bursa

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Euro në rënie

Nga Gazeta ‘Si’-Për sa kohë EUR/USD tregtohet nën rezistencën 1.088 trenda gjatë javës(3-9 prill) do të jetë negative me objektiv 1.076. Reagimi negativ ndaj saj e thellon rënien drejt suportit 1.07. Tregtimi mbi rezistencën 1.088 rikthen tendencën rritëse me target 1.103

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet nën vlerën 1.237 tendenca do të jetë rënëse me target 1.222, reagimi negativ ndaj së cilës hap rrugën drejt suportit 1.215. Tregtimi mbi rezistencën 1.237 do të pasohej nga tentativa për testimin e rezistencës së radhës 1.245

Për sa kohë DOW JONES tregtohet mbi vlerën 32950 trenda do të jetë bullish me target 33600, reagimi pozitiv ndaj së cilës e avancon lëvizjen drejt rezistencës 33900. Tregtimi nën suportin 32950 do të pasohej nga testimi i suportit 32600

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet mbi 74.9 trenda do të jetë bullish me target 77.7 reagimi pozitiv ndaj së cilës e avancon lëvizjen drejt objektivit të radhës 82.5. Tregtimi nën vlerën 74.9 hap rrugën për testimin e suportit 73

Për sa kohë BTC/USD tregtohet mbi 27600 trenda mbetet bullish me target 32200. Tregtimi nën 27600 hap rrugën për testimin e suportit 24500

parashikimin e javës së shkuar, Gazetasi.al theksoi se kriptomonedha do të ishte në rënie. Bitcoin gjatë javës ra në vlerën e 27.5 mijë dollarëve pasi kishte kapur 29 mijë dollarë më parë.

Për sa kohë USD/JPY tregetohet nën vlerën 133 tendenca e fillim javës do të jetë rënëse me target 132.15, reagimi negativ ndaj së cilës e thellon rënien me objektiv 128.5. Tregtimi mbi 133 hap rrugën për testimin e rezistencës 134.12


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë