Filma

Ikona e kinematografisë, Clint Eastwood drejt tërheqjes: Thrilleri ‘Juror’ do të jetë filmi i fundit i tij

Clint Eastwood ka vendosur të tërhiqet nga kinematografia dhe filmi që po realizon duket se është i fundit në karrierën e tij.

Clint Eastwood vendosi të realizojë film të ri me Warner Bros.

Ky aktor, i cili njëherësh është edhe regjisor e skenarist, tashmë ka realizuar 50 filma për më shumë se 5 dekada karrierë.

Sipas “DiscussingFilm”, Eastwood ka filluar me regjinë e filmit të tij të fundit. Ky film do të prodhohet si pjesë e Warner Bros, ku Istvud ka zhvilluar projektet e tija për shumë vite.

Sa i përket detajeve për këtë film, flitet se ai është triller dhe titullohet Juror #2. Ngjarja fokusohet tek një jurist, rreth gjykimit të tij për vrasje, i cili kupton se mund të jetë vrasësi dhe lufton me dilemën se a do të futet në burg, apo do të manipulojë me gjyqin që të ikë nga ky krim.

Megjithatë edhe pse për këtë film thuhet se do të jetë i fundit në karrierën e Eastwood, kurrë s’i dihet. Eastwood nuk ka thënë personalisht se më nuk do të realizojë filma pas këtij. Por me gjasë se ai së shpejti do të mbushë 93 vjet, dhe tashmë është angazhuar për më shumë se pesë dekada në karrigen e regjisorit, dhe ka mundësi që edhe të dalë në pension.

Detaje të tjera rreth projektit të tij të ri nuk janë bërë të ditura.

Me fjalë të tjera, Juror #2 do të jetë filmi i 40-të të cilit Eastwood do t’ia bëjë regjinë. Ai ka bërë edhe skenarin e tij.

Eastwood gjatë karrierës së tij të deritanishme është shpërblyer me një sërë çmimesh.

Ai u nderua me çmimet Oskar në kategoritë për Regjinë më të mirë dhe Filmin më të mirë, për “Unforgiven” dhe “Million Dollar Baby”.

Eastwood po ashtu u nominua për Oskar për filmat si “Mystic River” dhe “Letters From Iwo Jima” si dhe filmin “Changeling”, ku luan Angelina Jolie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë