Gazeta Si – Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij kanë zhvilluar sot paradite seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen me Poloninë, që luhet më 27 mars. Është ndeshja e parë e eliminatoreve të Euro 2024.
Pozitiv është fakti që grupi është i plotë në dispozicion të trajnerit brazilian. Asnjë nga futbollistët nuk ka probleme fizike për momentin dhe shpresohet që kjo gjendje të ruhet deri ditën e ndeshjes.

Për sot është planifikuar edhe një seancë e dytë stërvitore gjatë pasdites, në mënyrë që ekipi të marrë ngarkesë të plotë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




