Kombetarja

Lista e Kombëtares pëson ndryshime, thirret Enea Mihaj për Poloninë

Gazeta Si – Ka ndodhur ajo që pritej në Kombëtare para ndeshjes me Poloninë. Lista ka pësuar ndryshime, pasi mbrojtësi Ismajli është konfirmuar si mungesa e radhës për kuqezinjtë për shkak dëmtimi.

Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë Enea Mihajn për të zëvendësuar lojtarin e Empolit. Stafi mjekësor i Kombëtares ka qenë në kontakte me klubin italian për të mësuar shkallën e dëmtimt të Adrian Ismajlit. Analizat kanë treguar se lojtari nuk mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e me Poloninë.

Kombetarja gjate nje grumbullimi te meparshem. Gazeta Si, 19 mars 2023

Mihaj do të jetë në dispozicion të stafit teknik të Kombëtares ditën e hënë, ndërsa skuadra do të nisë sot grumbullimin dhe përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024..


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë