Gazeta Si – Trajneri i Kosovës, Alen Zhires, ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e para eliminatore të Euro 2024.
Në listën e tij janë 26 futbollistë, ndërkohë që bie në sy mungesa e sulmuesit Ermal Krasniqi, i përfolur edhe për një gumbullim të mundshëm te Shqipëria.
Lojtari që ra në sy me Ballkanin e Ilir Dajës dhe që tashmë ka kaluar në Rumani, te Cluj, mungon në listën e trajnerit francez. Përveç emrave të njohur, Zhires ka grumbulluar Arbnor Mujën, sulmuesin që luan me Antverp në Belgjikë.
Ndeshja e parë për Kosovën është ajo me Izraelin në Tel Aviv, më 25 mars. Pas 3 ditësh Kosova do të presë Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Në Grupin I të Kosovës bëjnë pjesë gjithashtu edhe Zvicra, Rumania dhe Bjellorusia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.