Nga Gazeta 'SI' - Kryeministri Edi Rama ka treguar se nga e premtja (16 mars) qeveria do të nisë takimet me sipërmarrjet private për domosdoshmërinë e rritjes së pagave minimale nga ky sektor.
Me një postim në rrjetet sociale, Rama tregon se "qeveria po bën gati korrektimin e të gjithë skemës së pagave.
“Nisim takimet me sipërmarrjen për domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të pagave në sektorin privat, ku tanimë nga prilli minimumi i detyrueshëm është 40 mijë lek. Ndërkohë që qeveria po bën gati korrektimin e krejt skemës së pagave pas rritjes së ndjeshme të pagës minimale, si reagim ndaj vështirësive të paparashikuara të krijuara kudo prej agresionit të Putinit dhe inflacionit të luftës”-shkruan Rama.
Së fundmi, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin e rritjes së pagës minimale në 40 mijë lekë nga 1 prilli i këtij viti.
Qeveria ka bërë me dije se synimi me politikën e ndërmarrë është kapërcimi i nivelit të pagave minimale në rajonin e Ballkanit Perëndimor në raport me vendet e tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.