Sport

Gjimnasti Matvei Petrov i sjell Shqipërisë medalje bronzi nga Kupa e Botës

Gazeta Si – Gjimnasti rus, i natyralizuar si shqiptar, Matvei Petrov, ka fituar medaljen e bronzit në Kupën e Botës, që po zhvillohet në Azerbajxhan. Ky është një tjetër rezultat i rëndësishëm për sportistin 32-vjeçar, në disiplinën e kalit me doreza.

Petrov grumbulloi 14.766 pikë me performancën e tij, duke zënë një vend në shkallën më të ulët të podit. Para tij u renditën Nariman Kurbanov nga Kazakistani që zuri vendin e parë dhe irlandezi Rhis MekKlenafan në vend të dytë. Për gjimnastin kuqezi është medalja e parë në një Kupë Bote.

Matvei Petrov. Gazeta Si, 13 mars 2023

Sportisti ynë ka arritur edhe më parë rezultate të larta në arenën ndërkombëtare, siç janë titulli kampion Europe në 2020-ën, apo dhe 2 medaljet e arta që ka fituar në World Challenge.

Aktiviteti që po zhvillohet në Baku është Kupa e 3-të e Botës për 2023-shin në gjimnastikë. Dy të mëparshmet janë zhvilluar në Gjermani në shkurt dhe në Katar në mars. Kupa e 4-t e Botës do të organizohet në Egjipt. Këto evente, bashkë me World Challenge, shërbejnë edhe si kualifikuese për në Lojërat Olimpike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë