Politike

Opozita i kërkoi dorëheqjen, Çuçi flet pas kapjes së Dan Hutrës: Fajin e ka drejtësia!

Gazeta Si - Opozita kërkoi sot dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi për ngjarjen e rëndë të vrasjes së trefishtë të tre grave dhe plagosjen e tre grave të tjerave në Tiranë nga Dan Hutra.

Por ministri Çuçi preferoi që të përfundonte aksioni i policisë dhe me arrestimin autorit të ngjarjes të reagonte. Në reagim publik, ministri thekson se ngjarje nuk do të kishte ndodhur nëse drejtësia do të vepronte ndaj Dan Hutrës.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skedën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave!”, shkruan Çuçi në rrjetet sociale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë