Ka ndodhur

Plagoset me armë zjarri një person në Vlorë, arrestohet autori 38-vjeçar

Gazeta Si – Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Vlorë pas një sherri për motive të dobëta. Policia thotë se i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale D.P., në lagjen “10 Korriku” rreth orës 16:00.

Autori i dyshuar i plagosjes është 38-vjeçari me iniciale L.Z. Ky i fundit është arrestuar menjëherë nga policia e Vlorës.

Ndërkohë, i plagosuri u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë