Lajme

Vrasja e Kaçifas, familjarët drejt Tiranës për të tërhequr trupin

Familjarët e Kostandinos Kaçifas pritet të mbërrijnë  në Tiranë për të marrë trupin e djalit të tyre në morgun e spitalit.

 Duket se tanimë kanë përfunduar të gjitha procedurat mjeko-ligjore për të dhe familjarët do ta përcjellin për në banesën e fundit.

Ndërkohë, mediat në Greqi shkruajnë për një përgjigje të kthyer nga ana e Presidentit Meta ndaj Vangjel Dules për këtë çështje.

Kreu i shtetit ka theksuar dimensionin humanitar të çështjes dhe nevojën për t’i dorëzuar trupin e Kaçifas familjes, për të bërë varrimin në Bularat. Mediat greke shkruajnë se ky ishte një lajmiI papritur, pasi deri pasdite nuk kishte asnjë informacion.

35-vjeçari u vra nga forcat RENEA teksa qëlloi me armë ndaj forcave të policisë. Vrasja prodhoi një përplasje të fortë, sidomos nga pala greke. Sipas portaleve greke, familjarët do e varrosin Kacifan në Bularat, atje edhe ku u vra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë