Lajme

Ambasadori i BE: Duhet një Ministri e Brendshme funksionale

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca, ka vlerësuar aksionet e policisë kundër krimit, por ka kërkuar edhe vijueshmërinë e këtyre aksioneve dhe tha se duhet të ketë një Ministri të Brendshme funksionale.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ai thekson se duhet të vijojë lufta kundër krimit të organizuar.

“Muajt e fundit, Policia e Shtetit ka ndërmarrë operacione të rëndësishme policore kundër krimit të organizuar. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, në gjendje të vazhdojë të luftojë me forcë kundër krimit të organizuar është thelbësore për në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”, shkruan Soreca në “Twitter”.

Pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, në postin e Ministrisë së Brendshme i komanduar do të jetë Sandër Lleshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë