Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin për ish-shefin e policisë së Dhërmiut, Sokol Bode, i akuzuar se kishte lidhje me grupin kriminal “Habilaj” në Vlorë në trafikun e drogës.
Ai u dënua në prill të vitit të shkuar nga Gjykata e Posaçme me 12 vjet heqje lirie, dënim që iu ul në 8 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Bode u dënua për përfshirje në trafik droge e grup të strukturuar kriminal. Ai u shpall fajtor për këto vepra pasi SPAK provoi se ishte një nga bashkëpunëtorët e grupit Habilaj.
Sokol Bode u hetua në të njëjtën dosje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela të dënuar me nga 3.4 vite burg në prill të këtij 2022.
Së bashku me kolegun e tij Gjergji Kohila, ai akuzohet se me mosveprimet e tij ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga vëllezërit Habilaj në drejtim të Italisë.
Pas 4 vitesh arratisje dhe shmangie të kryerjes së dënimit nga drejtësia u arrestua në gusht të vitit të shkuar në shtëpinë e tij në Berat mes familjarëve të tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.