Drejtësia

Ndihmoi grupin ‘Habilaj’, Apeli rrëzon ankimimin e ish-shefit të policisë së Dhërmiut

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin për ish-shefin e policisë së Dhërmiut, Sokol Bode, i akuzuar se kishte lidhje me grupin kriminal "Habilaj" në Vlorë në trafikun e drogës.

Ai u dënua në prill të vitit të shkuar nga Gjykata e Posaçme me 12 vjet heqje lirie, dënim që iu ul në 8 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.  

Bode u dënua për përfshirje në trafik droge e grup të strukturuar kriminal. Ai u shpall fajtor për këto vepra pasi SPAK provoi se ishte një nga bashkëpunëtorët e grupit Habilaj.

Sokol Bode u hetua në të njëjtën dosje me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela të dënuar me nga 3.4 vite burg në prill të këtij 2022.

Së bashku me kolegun e tij Gjergji Kohila, ai akuzohet se me mosveprimet e tij ka lejuar trafikun ndërkombëtar të drogës të udhëhequr nga vëllezërit Habilaj në drejtim të Italisë.

Pas 4 vitesh arratisje dhe shmangie të kryerjes së dënimit nga drejtësia u arrestua në gusht të vitit të shkuar në shtëpinë e tij në Berat mes familjarëve të tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë