Mjedis

Raporti / Për të ulur emetimet e CO2 duhet të investohet në teknologji

Në një raport të ri, ekspertët e klimës thonë se duhet urgjentisht të investohet në teknologjinë që heq CO2 (dioksidi i karbonit) nga atmosfera.

Shkencëtarët thonë se shkurtimet e mëdha në emetimet e CO2 nuk do të jenë të mjaftueshme për të kufizuar ngrohjen globale dhe natyra e vetme nuk mund ta largojë CO2 nga ajri ynë, prandaj kërkohet edhe ndihma e teknologjisë.

CO2 është gazi më i rëndësishëm që ngroh planetin dhe emetohet kur digjen lëndët djegëse fosile si gazi dhe nafta.

“Për të kufizuar ngrohjen në 2 gradë ose më pak, ne duhet të përshpejtojmë reduktimet e emetimeve. Por gjetjet e këtij raporti janë të qarta: ne gjithashtu duhet të krijojmë një teknologji që heq karbonin”, thotë autori kryesor Steve Smith nga Universiteti i Oksfordit.

Ka konsensus midis shkencëtarëve se bota po ngrohet kryesisht për shkak se emetimet e CO2 (të vlerësuara në 33 miliardë ton në 2021) tejkalojnë shumë sasinë që po hiqet (2 miliardë tonë në vit).

Derisa emetimet dhe heqjet të jenë të balancuara, temperaturat globale parashikohen të rriten.

Por të arrish deri këtu nuk është e lehtë. Raportet e fundit të OKB-së për klimën tregojnë se për të arritur plotësisht emetimet zero do duhet të hiqet shumë CO2.

Aktualisht pothuajse e gjithë heqja e CO2 në botë ndodh përmes proceseve natyrore.

Por ka pikëpyetje se sa shumë mund të bëjë natyra. Disa skenarë optimistë tregojnë se heqja natyrale e CO2 mund të dyfishohet deri në vitin 2050, por kjo është ende vetëm rreth 4 miliardë ton CO2 në vit.

Zgjidhje teknologjike?

Ky raport i ri i titulluar “Mënyra e heqjes së dioksidit të karbonit” thotë se për të kufizuar dhe ulur temperaturat globale në të ardhmen duhet të ketë investime në zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike tani.

Metodat që ai citon janë të gjitha mjaft të reja dhe në faza të ndryshme të zhvillimit.

Për shembull, disa teknologji përfshijnë objekte të mëdha ku karboni nxirret nga ajri përpara se të ruhet në tokë.

Përdorimi i teknologjive të heqjes së CO2 nuk kalon pa kritika. Disa aktivistë dyshojnë se ato mund të jenë me kosto efektive dhe kanë frikë se mund të jenë një justifikim për të shtyrë dhe vonuar kalimin nga përdorimi i karburanteve fosile.

Ky raport thekson se heqja e CO2 nuk duhet të shihet si një shpëtim për të trajtuar ndryshimet klimatike, por mund të jetë një fillim i mirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë